Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi shpall konkurimin per pozicionin vakant:
Punonjes i Kujdesit per te Rinj prane Komunitetit Rinor
Punonjesi i Kujdesit per te Rinj kontribuon ne krijimin dhe ruajtjen e nje mjedisi te sigurt, mbeshtetes dhe zhvillues per te rinjte, duke i ndihmuar ata te zhvillojne aftesi jetesore, pavaresi personale dhe integrim te qendrueshem social, arsimor dhe profesional.
Detyrat kryesore:
- Krijon dhe miremban nje ambient te sigurt, mbeshtetes dhe familjar per te rinjte
- Ofron mbeshtetje emocionale, keshillim individual dhe ne grup, duke respektuar nevojat dhe fazen e zhvillimit te secilit te ri
- Mbeshtet te rinjte ne procesin e pergatitjes per jetese te pavarur (menaxhimi i kohes, financave, punesimi, jetesa e perditshme).
- Mbeshtet te rinjte ne zhvillimin e identitetit, vete-vleresimit dhe pergjegjesise
- Ndihmon dhe monitoron ecurine arsimore dhe/ose profesionale te te rinjve, duke mbajtur kontakte te rregullta me shkollat, qendrat e formimit profesional dhe punedhenesit e mundshem.
- Mbeshtet te rinjte ne mbajtjen e kontakteve me prinderit dhe te afermit biologjike
- Bashkepunon me komunitetin lokal, institucionet publike dhe aktore te tjere relevante per mireqenien e te rinjve
- Administron dhe monitoron buxhetin ditor/mujor te jeteses se perbashket me te rinjte, ne perputhje me procedurat financiare te organizates.
- Dokumenton dhe raporton rregullisht mbi ecurine e te rinjve, rastet e veçanta dhe aktivitetet e zhvilluara.
* Puna eshte e organizuar me 3 turne
Profili Punes:
- Diplomë universitare në Punë Sociale, Psikologji, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite përvojë pune me adoleshentë dhe/ose fëmijë, preferohet në shërbime sociale ose rezidenciale.
- Aftësi të mira praktike jetësore dhe organizative.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, empatie, tolerance dhe respektimi të diversitetit.
- Aftësi për të punuar në ekip multidisiplinar dhe për të ndjekur udhëzime profesionale.
- Njohuri bazë mbi ndihmën e parë dhe gatishmëri për ndërhyrje në situata emergjente.
- Gatishmëri për vetë‑zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime.
Preferohen:
- Kualifikime te metejshme ne fushat psiko-pedagogjike
- Tolerance, fleksibilitet dhe durim
- Aftesi ne menaxhimin e situatave te stresit, krizave dhe zgjidhjes se konflikteve
- Njohuri te gjuhes Angleze
- Deshmi aftesimi per drejtim automjeti
Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte e perkushtuar per te ruajtur dhe promovuar vlerat e saj thelbesore, besimet dhe sjelljet etike te larta ne çdo nivel. Presim qe te gjithe punonjesit tane te respektojne keto standarde dhe te kontribuojne ne mjedisin tone te punes te sigurt dhe te pergjegjshem. Si pjese e procesit te rekrutimit, do te kryhet nje kontroll i referencave per te siguruar perputhshmerine me keto pritshmeri. Kjo nisme synon te parandaloje aplikimet nga kandidatet e papershtatshem.
- Ka pergjegjesine per te mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Ka pergjegjesine te raportoje menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me sigurine e femijeve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
- Perfshin njerezit e duhur ne kohen e duhur; raportimi duhet te behet ne strukturat perkatese te percaktuara me ligj per mbrojtjen e femijes dhe/ose grupin e mbrojtjes se femijeve ne nivel kombetar.
- Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave te rastit.
- Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale dhe Kodin e Sjelljes
- Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin dokumentat e meposhtem brenda dates 08.02.2026, ne adresen hr@soskd.org.al
- Curriculum Vitae;
- Leter interesi;
- Reference
Vetem aplikantet e perzgjedhur, do te kontaktohen per interviste.